Enkileda Carja shpallet Kampione e Europës për të Rinj dhe U23 Ka mbërritur në Tirane zv.presidenti i Federates Angleze të Futbollit dhe njëkohësisht shefi ekzekutiv i Manchester United, Devid Gill.
I pritur nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ai është njohur me problematikat e futbollit shqiptar. Pas një takimi një orësh me presidentin dhe drejtues të tjerë të FSHF-së zoti Gill ka shprehur edhe synimin kryesor të vizitës së tij në Tiranë që është mbështetja për kandidimi të tij për postin e anëtarit të Komitetit të UEFA-s.
“Arsyeja kryesore e kësaj vizite ishte takimi me presidentin dhe drejtues të tjerë të Federatës Shqiptare të Futbollit për të diskutuar kandidimin tim si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Dihet që anëtarët e këtij komiteti kanë për detyrë të njohin gjithë federatat anëtare të UEFA-s. Sigurisht nuk folëm vetëm për kandidimin tim, por u njohëm nga presidenti për problemet dhe vështirësitë që ka federata juaj. Diskutuam për futbollin në përgjithësi dhe sigurisht për Manchester United duke qenë se u shpallëm sërish kampionë”, deklaroi zoti Gill.
Ndërkohë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka bërë të ditur fillimin e bisedimeve për një miqësore luksi të kuqezinjve më 1 qershor me Turqinë.
Ende nuk ka mbërritur përgjigjia zyrtare nga Federata Turke e Futbollit. Por nëse realizohet, kjo do të jetë një provë shumë e mirë për përfaqësuesen tonë në prag të ndeshjes, ndoshta më të rëndësishme të eliminatoreve të botërorit me Norvegjinë.
Top Channel