Reali shpreson ende

30/04/2013 00:00

Reali i Madridit do të shpresojë mbrëmjen e sotme që të përmbysë humbjen
4-1 të një jave më parë në Dortmund, ku u turpërua nga Borusia, ndeshje
e vlefshme për gjysmëfinalen e Champions Leagues, ndërkohë që rezultati
i mbrëmjes së sotme në “Bernabeu” do të vendos se cila nga skuadrat do
të kalojë.

Në pamje të parë ngjan një malore shumë e fortë për spanjollët që të arrijnë të kalojnë një humbje të thellë 4-1, në historinë e futbollit europian vetëm 12 herë është përmbysur një avantazh i tillë.

Për ndeshjen e sotme skuadra Merenges do të ketë në dispozicion Alvaro Arbeloan i cili nuk luajti në ndeshjen e paë pasi ishte i pezulluar për kartona. Po ashtu kristiano Ronaldo do të jetë në formacion pasi e ka kaluar problemin fizik që kishte.

Ndërkohë që trajneri i Borusias së Dortmundit, Jurgen Klop nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjen e sotme, Lukas Pizshek, i cili është dëmtuar, por është bërë e mundur që të rikuperohet Gyndogan, gjermani me origjinë turke i cili nuk luajti në ndeshjen e fundjavës në kampionat.

Në prag të ndeshjes së sotme Dortmundi mban rekordin e 11 ndeshjeve pa humbje, ndërkohë që ka arritur për herë të fundit të kalojë në finalen e Champions Leagues në vitin 1997, ku mundi Juventusin me rezultatin 3-1 dhe arriti të fitojë trofeun. Gjithsesi ende spanjollët shpresojnë sot në mbërmje ndërkohë që gjermanët janë më shumë se me një këmbë në finale.

Por për të mësuar finalistin e parë të tij edicioni të Champions Leagues duhet të presim edhe këto 90 minuta që do të luhen mbrëmjen e sotme në Bernabeu, emocione që do të trasmetohen drejtpërdrejtë nga paketa SuperSport e platformës DigitAlb, duke filluar nga ora 20:45.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta