Enkileda Carja shpallet Kampione e Europës për të Rinj dhe U23
Milionat e shpenzuara nga Katarit për organizimin e Kupës së Botës në vitin 2022 rrezikojnë të hidhen në erë nga mosrespektimi i kontratave dhe rregullores së FIFA-s në kampionatin vendas.
Zahir Belounis, futbollist me origjinë algjeriane por me shtetësi franceze, denoncoi trajtimin prej skllavi të tij në kampionatin e Katarit. Ai thotë se ka më shumë se dy vjet që nuk paguhet, që është kërcënuar dhe lëvizur nëpër skuadrat e tjera pa miratimin e tij.
33-vjeçari, me pozicion sulmues, më parë ka luajtur në kategoritë inferiore në Francë. Aktualisht ai është nën kushtet e një kontratë me skuadrën El Jaish, e njohur ndryshe në Katar si skuadra e ushtrisë.
Ai thotë se është trajtuar “si qen”, nuk është paguar dhe së kulmi ka mbërritur me bllokimin e largimit prej Katarit, masë kjo që ai thotë se do ta kundërshtojë duke hyrë edhe në grevë urie.
“Do të ulem në dyert e Federatës së Futbollit të Katarit. Do ndaloj ushqimin dhe do bëj publike dokumentet dhe kontratën time deri kur një person i rëndësishëm të më dëgjojë e të bëjë dicka. Katari është një vend i bukur, por ka disa njerëz të pandershë. Unë kam dy vajza për të ushqyer por askujt nuk i bëhet vonë se unë kam 23 muaj pa marrë rrogën”, thotë Belaunis.
33-vjeçari kërcënoi se do t’i shkojë deri në fund pretendimeve të tij, madje do të sakrifikojë edhe jetën.
Katari fitoi të drejtën për organizimin e botërorit 2022 në të njëjtën ditë kur FIFA i njohu të njëjtën të drejtë Rusisë, por për botërorin e 2018-ës. Procesi i votimit u përfol si i korruptuar dhe pati akuza se dy vendet siguruan organizimin e botërorëve falë pagesave korruptive që bënë tek zyrtarët e lartë të FIFA-s.
Top Channel