Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kundërshtojë marrëveshjen e arritur në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse ende nuk dihet, se kur Kuvendi do të mblidhet për ta ratifikuar marrëveshjen 15 pikëshe, Vetëvendosje paralajmëron se atë ditë do të organizojë demonstratë për ta kundërshtuar atë.

“Ditë më parë, Kuvendi i Kosovës, me 89 vota pro, 5 kundër dhe 1 abstenim, ka mbështetur Rezolutën e qeverisë së Kosovës, përmes së cilës është siguruar pëlqimi për mbështetjen e marrëveshjes së parë për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Vetëvendosje, gjatë së dielës, i ka kërkuar edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, që të votojë kundër ratifikimit të kësaj marrëveshjeje”, tha Glauk Konjufca, deputet i VV.

“Po ashtu, Ymeri ka bërë të ditur se, iniciativa e tyre për të formuar një komision hetimor parlamentar, që objekt hetimi do të kishte dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk ka gjetur mbështetje të dy subjekteve opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Të dy këto subjekte politike kanë mbështetur 15 pikat e marrëveshjes së parë të arritur më 19 prill në Bruksel”, tha Visar Ymeri, kryetar i grupit parlamentar, VV.

Top Channel