Ukrainë, erë e tërbuar, vendi pa energji

29/04/2013 21:50

Mbi 100 lokalitete kanë mbetur pa energji elektrike në Ukrainë për shkak të erërave të fuqishme që kanë goditur ish-vendin sovietik.

Lajmin e ka bërë të ditur shërbimi shtetëror që merret me emergjencat, sipas të cilit erërat kanë arritur shpejtësinë e 20 metrave në sekondë.

Në këtë mënyrë janë dëmtuar çatitë e rreth 160 banesave dhe 24 godinave industriale, ndërkohë që edhe shumë ndërtesave të tjera u janë thyer xhamat dhe dëmtuar tarracat.

Gjithashtu, në disa lokalitete janë prishur urat dhe mbikalimet e përdorura nga qytetarët në zona paksa të izoluara dhe me infrastrukturë të dobët.

Top Channel