Pazzini shpëton Milanin

29/04/2013 00:00

Në ndeshjen e fundit të javës së 34-t të Serisë A, Milani mundi Catanian me vështirësi 4-2 dhe rimerr vendin e tretë, 1 pikë më shumë se Fiorentina.

Në San Siro, siçilianët kalojnë në avantazh me Legrottaglie (30’), por Mathieu Flamini barazon rezultatin në fund të pjesës së parë.

Bergessio i jep sërish avantazhin Catanias (65’) para se Giampaolo Pazzini, i futur në lojë në vend të Nocerinos, të shënonte dy gola të shpejtë (74’ dhe 77’) duke përmbysur kështu rezultatin në 3-2.

Në fund të takimit, Mario Balotelli shënon golin e katërt me anë të 11-metërshi të fituar vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA