Nxitja e kreditimit, ligj i ri në sistemin e pagesave

29/04/2013 00:00

Kuvendi miratoi ndryshmin e ligjit për sistemin e pagesave ku qartësohet mbikqyrja e sistemit nga ana e Bankës së Shqipërisë dhe AMF-së. Po ashtu mbikqyrja e sistemit qendron në lehtësimin e procedurave ligjore në ekzekutimin e titujve si aksione apo oblikacione të vëna si kolateral.

“Nga pikëpamja e brendisë, ligji synon të shmangë rreziqet sistematike në sistemin financiar. Në funksione të kësaj, ekzekutimi i menjëhershëm i kolaterialit që mund të përdoren nga operatorët ekonomikë në funksion të garantimit të përmbushjes së detyrimit të pagesave është me rëndësi kritike për të mos lejuar shtrirjen e efekteve negative për shkak të paaftësisë paguese që mund të ndeshet një operator ekonomik gjatë veprimtarisë së vet”, deklaroi deputeti Selami Xhepa.

Ndryshimet në ligjin për sistemin e pagesave janë direktivë e Bashkimit Europian.

Top Channel