San Antonio eliminon Los Angeles Lakers duke e mundur thellë 103-82 edhe në ndeshjen e katërt të serisë së play-off-it të NBA dhe duke kaluar në gjysmëfinalet e Konferencës së Perëndimit (4-0).
Teksanët i kanë dhënë fund sezonit të kalifornianëve që nisi me ambicie titulli, vazhdoi në nivele të ulta dhe përfundoi si mos më keq, me një eliminim që në raundin e parë të play-off pa asnjë fitore.
Spurs-at luajtën më mirë në çdo ndeshje, fituan me më shumë se 10 pikë diferencë dhe treguan se treshja e tyre Duncan-Parker-Ginobili është ende në nivele të larta.
Një dështim i tillë pritej për Lakers-at që pas dëmtimeve të Kobe Bryant, Steve Nash, Steve Blake, Metta World Peace dhe Jodie Meeks. Në ndeshjen e katërt, këtyre dëmtimeve i shtohet edhe përjashtimi nga loja i Dwyght Howard pas dy faullave teknikë dhe dëmtimi i lehtë i Pau Gasol, dy lojtarët e vetëm të pesëshes së parë.
Edhe Miami Heat kalon më tej duke fituar lehtë në ndeshjen e katërt 88-77 ndaj Milwakee Bucks. Skuadra e LeBron James fiton serinë 4-0 dhe tashmë pret në gjysmëfinalet e Lindjes fituesen e çiftit Brooklyn-Chicago.
Top Channel