
Partia Republikane zhvilloi një takim në qytetin e Pogradecit, ku u
prezantua kandidati për deputet, Abdullah Cano. Në fjalën e tij,
kryetari Fatmir Mediu akuzoi programin ekonomik të Partisë Socialiste,
duke u ndalur në taksën progresive.
“Taksa progresive nuk është gjë tjetër veçse shkatërrimi i biznesit shqiptar. Taksa progresive nuk është gjë tjetër veçse shkatërrimi i mundësive për punësim të Shqipërisë. Taksa progresive nuk është gjë tjetër veçse rrënimi ekonomik i shqiptarëve, prandaj në 23 qershor ne duhet të shkojmë pikërisht në mbështetje të mirëqënies, punësimit dhe të integrimit të shqiptarëve”, tha Mediu.
Mediu përmendi reformat që sipas tij arritën të mbajnë një nivel të paluhatshëm të ekonomisë shqiptare përballë krizës që ka përfshirë vendet e Evropës.
Top Channel