Beckenbauer: Kujdes nga “pisllëqet” e Barçës

29/04/2013 12:10

Bayern Munchen po përgatitet për gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampioneve ndaj Barcelonës në Camp Nou (të mërkurën, ora 20:45) dhe Franz Beckenbauer, President Nderi i klubit gjerman, ka paralajmëruar skuadrën në faqet e gazetës ‘Bild’.

“Barcelona nuk do të dorëzohet. Do të bëjnë të pamundurën për të fituar. Do të provokojnë dhe do të përdorin çdo truk të mundshëm, të lejuar dhe të palejuar. Më i rëndësishmi i ndeshjes do të jetë arbitri”, theksoi “Kaizeri” i futbollit gjerman.

“Katalanasit do të mundohen të hutojnë lojtarët tanë me ngacmime personale, por nuk duhet të biem në këtë kurth”, shtoi Beckenbauer.

Bayern Munchen ka problem lojtarët me kartona në prag të supersfidës me Barcelonën. Lahm, Javi Martinez, Dante, Mario Gomez, Luiz Gustavo dhe Bastian Schweinsteiger nuk do të luajnë finalen e madhe të Champions-it nëse marrin karton të verdhë në Camp Nou.

Për këtë arsye, trajneri Jupp Heynckes u ka bërë thirrje lojtarëve “të jenë të disiplinuar, të mos bëjnë gjeste dhe ndërhyrje të panevojshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA