
“Jam 34-vjeç, jam një basketbollist i NBA-së, i zi dhe homoseksual”. Me këto fjalë, Jason Collins shndërrohet në basketbollistin e parë të kampionatit më të rëndësishëm të basketit në botë që pranon homoseksualitetin e tij.
Lojtari i Uashingtonit, më parë gjatë sezonit i Boston Celtics, zgjodhi koopertinën e revistës “Sport Illustrated” për të bërë këtë deklarim.
Basketbollisti, i cili ka luajtur 38 ndeshje në këtë sezon, shpjegoi në një pasazh të publikuar të intervistës, që e plotë do të botohet në numrin e parë të revistës në maj, se nuk mund të vazhdonte të mbante më brenda tij sekret atë që ai ishte në të vërtetë, ndonëse si atlet, është pjestar i një prej ambienteve më homofobë në botë.
“Nuk zgjodha që të isha atleti i parë i kampionatit të sportit më të rëndësishëm në botë që të pranoja haptazi homoseksualitetin tim, por duke qenë se askush nuk e ka bërë më parë, më takon që të marr përsipër këtë përgjegjësi. Kam luajtur me gjashtë skuadra dhe në dy finale të NBA-së. Tani jam një agjent i lirë, shumicën e karrierës e kam lënë pas dhe jam në një moment që mund të bëj atë që dua”, thotë Collins në revistë.
“E dua këtë sport dhe do të doja që të isha ende në NBA, por nga ana tjetër jam i sinqertë dhe e di se disa ish-shokëve të skuadrës mund t’i mërzisë ky lajm. Unë nuk jam një njeri i guximshëm, por i zakonshëm. Mendova të mendoja për të deklaruar seksualitetin tim në 2011-n, por pata nevojë për kohë deri sa të arrija në këtë pikë”.
“I ri kam pasur edhe të dashura, jam ndierë mirë me to dhe doja që të vazhdoja në atë rrugë, por nuk është kjo ajo që unë jam. Kam jetuar gjatë në një gënjeshtër, tani ndihem më i fortë sa herë që i them dikujt se jam homoseksual”, tha ndër të tjera Collins.
Top Channel