“Mua më godasin dhe arbitrat nuk japin faull, por nëse them një fjalë, më japin menjëherë kartonin. Kështu nuk luhet futboll.”
Kështu u shpreh Mario Balotelli pas ndeshjes Milan-Catania (4-2). Sulmuesi i Milanit u ndëshkua sërish me karton të verdhë mbrëmjen e së dielës pasi ofendoi arbitrin e takimit pas një ndërhyrjeje ndaj tij që nuk u konsiderua faull nga gjyqtari.
“Nuk e di pse, por nuk vazhdohet kështu. Është normale që nxehem me këta arbitra. Cdo ndeshje më shkaktojnë 100 faulla dhe në përfundim mua më japin kartona”, shtoi SuperMario.
Sulmuesi mbrojti edhe trajnerin Massimiliano Allegri pas zërave se Berlusconi kërkon ta zëvendësojë me Clarence Seedorf: “Presidenti le të thotë ç’të dojë. Allegri është një trajner i madh dhe shpresoj të qëndrojë sa më gjatë me ne.”
Top Channel