VIDEO/ Kundërshtarët e Vuçiçit “mësyjnë” në televizionin pro tij, çfarë ndodhi në “Informer”
Në prag të zgjedhjeve parlamentare, Bullgaria përfshihet nga tensionet për shkak të një “Watergate” politik, një video në të cilën ish-kryeministri Boyko Borisov shfaqet duke ofenduar e akuzuar disa figura të rëndësishme të vendit.
Midis të tjerëve, Borisov shfaqet duke ofensuar prokurorë, gazetarë dhe politikanë të caktuar.
Video, e transmetuar nga një televizion kombëtar, u postua edhe në rrjetin e videove “Youtube”.
Përveç shprehjeve vulgare e ofendimeve, tronditëse në këtë video janë edhe disa fraza që nënkuptojnë afera të ndryshme korrupsioni.
Midis personazheve në qendër të zhargonit banal të ish-kryeministrit është Prokurori i Sofjes, Nikola Kokinov, ish-ministri i Bujqësisë, Miroslav Naydenov apo Prokurorja e Përgjithshme, Sotira Cacar.
Ish-kryeministri Borisov ka mohuar autenticitetin e regjistrimit.
Ai është kandidat për t’u rizgjedhur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të datës 12 maj.
”Watergate” është një term i mbetur i famshëm që prej ngjarjes që solli në dorëheqjen e ish-presidentit amerikan, Richard Nixon, në vitin 1975, pasi kështu quhej hoteli, në të cilin u zbuluan përgjues, nëpërmjet të cilëve Nixon monitoronte fushatën zgjedhore të rivalit të tij për president.
Top Channel