Në Këshillin Kombëtar të PDIU-së, kreu i saj Shpëtim Idrizi e vuri theksin tek rezoluta për çështjen çame duke sfiduar, sic tha ai, të gjithë ata që dyshojnë për vlerën e vërtetë të saj dhe pozicionin e marrë nga kjo forcë politike në lidhje me të.

“Tashmë që ne e kemi rezolutën, ne do të shndërrojmë atë në një monument të gjallë të cështjes sonë, do të jetësojmë atë në cdo germë, në diplomaci, në arritje konkrete, në zgjidhje përfundimtare të çështjes çame. Katër vitet e ardhëshme janë vite pune në favor të arritjes. Do kemi aq shumë arritje sa beteja e rezolutës do të harrohet dhe bashkë me të edhe polemikat rreth saj”, tha Idrizi.

Për zotin Idrizi zgjedhjet ardhshme do të ofrojnë një rritje të PDIU-së dhe forcës e peshës së saj parlamentare.

“Të gjithë e njohin dhe e dinë peshën tonë elektorale, ndaj të gjithë na janë lëshuar si pironjat për të kafshuar apo peshkuar në partinë tonë, por unë jam i bindur që ndërgjegja jonë, jo vetëm që nuk do të na rrudhë, por sic na katërfishoi në zgjedhjet e dy viteve më parë do të na bëjë që të shkojmë me 4-5 mandate në parlamentin e ardhshëm, dhe nuk do të jenë mandate të PDIU-së apo të komunitetit çam, do të jenë mandate të patriotizmës moderne shqiptare properëndimore”, nënvizoi kreu i PDIU-së.

Kreu i PDIU rënditi gjithashtu edhe një sërë pikash që e bëjnë programin e kësaj force politike, sipas tij të kompletuar dhe gjithëpërfshirës.

Top Channel