Meta-emigrantëve: Votoni për integrimin

28/04/2013 12:40

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, nga Athina i bëri thirrje emigrantëve që të vijnë të shumtë që të votojnë për rotacionin “e domosdoshëm” politik të vendit.

Në një sallë entuziaste të mbushur plot, Meta apeloi: “Më 23 qershor, ejani dhe votoni për një Shqipëri europiane. Aleanca jonë Europiane do të garantojë vende të reja pune, do të çojë përpara procesin e integrimit europian”.

Sipas Metës, i cili i cilësoi emigrantët si “kontribues për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë” dhe i falenderoi për mbështetjen që i kanë dhënë “forcës progresiste të LSI-së”, “rotacioni politik është bërë i domosdoshëm për t’i dhënë rrugë atij ngërçi institucional ku është zhytur vendi”.

Kryetari i LSI-së theksoi gjithashtu se vendi ka nevojë për një filozofi të re bashkëpunimi.

Ai përsëriti se koalicioni zgjedhor i 2009-s ishte i imponuar, ndërsa shprehu bindje e plotë të fitores së të majtës të bashkuar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA