Inter, lamtumirë Europës, dëmtohet Zanetti

28/04/2013 18:30

Në “Barbera”, mbyllet një tjetër javë e errët për Interin, i cili humbet edhe kapitenin Zanetti për shkak dëmtimi, veç ndeshjes me Palermon 1-0, falë një goli të shënuar nga Ilicic në minutën e 10-të, pas lehtësimin e Silvestre-s.

Një humbje e rëndë për zikaltrit, të cilët i thonë praktikisht lamtumirë Europës, ndërsa sicilianët marrin 3 pikë super të vlefshme, oksigjen i nevojshëm për mbijetesën në Serinë A.

Pas golit, vlen të përmendet pritja e mrekullueshme e Handanovic ndaj Miccoli-t, si dhe dy rastet e njëpasnjëshme të Alvarez, i cili gabon në konkluzion.

Interi përfundon jashtë Europës dhe Palermo, të paktën për momentin, duket e shpëtuar, për shkak se favorizohet nga ndeshjet direkte me Genoa-n.

Një tjetër ndeshje për t’u harruar për zikaltrit, në një sezon për t’u arkivuar me shpejtësi të jashtëzakonshme, si për rezultatet, ashtu edhe për dëmtimet dhe fatin e keq.

Nga ana tjetër, një javë e mrekullueshme për sicilianët e Sannino-s, që arrijnë një sukses, për t’i dhënë më shumë shpresa mbijetese në Serinë A.

Dëmtim i rëndë për Zanetti-n, ndalesë e gjatë
Një tjetër goditje e fortë për Interin dhe Stramaccioni-n, që humbasin edhe kapitenin e palodhshëm Javier Zanetti. Në minutën e 16-të të sfidës me Palermon, kapiteni kap me dorë këmbën e majtë, dëshpërohet dhe kërkon menjëherë zëvendësimin.

Argjentinasi, i cili mbante në krah shiritin special të dhuruar nga Papa, del me barrelë dhe me duar në kokë. Dëmtimi ka ndodhur në tendinën e akilit, sic ka konfirmuar doktor Combi, dicka që rrezikon një ndalesë të gjatë për lojtarin.

Megjithatë, do të jenë kontrollet specifike të mbrëmjes së sotme, ato që do të sqarojnë më saktësisht peshën e dëmtimit: lezion apo këputje. Futbollisti do të rikthehet në Milano me skuadrën dhe do t’i nënshtrohet direkt kontrolleve.

Zanetti: Do të kthehem shpejt
Nga dhomat e zhveshjes, ku ndodhej pas përfundimit të sfidës me Palermon, Zanetti ka dhënë një deklaratë të shkurtër për një reporter italian. “Ndjeva një dhimbje të fortë, nuk e di nëse më prekën apo jo. Por do ta kaloj edhe këtë incident të vogël”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA