“Hemoragji” në PD-në e Shkodrës

28/04/2013 00:00

Një grup prej rreth 200 personash ish-themelues, drejtues dhe mbështetës të PD-së nga qarku i Shkodrës i janë bashkuar PS duke përkrahur moton “ “Të djathtët për Rilindje”.

Mustafë Lici, i persekutuar politik:  Jam dënuar me vdekje, jam dënuar me burg politik. Për çfarë?! Për një liri, për një fjalë të vetme. Për atë që këtu në këtë qytet e dhunojnë ditë mbas ditë Jozefina Topalli, Astrit Bushati e të gjithë me radhë. Që të gjithë ju nuk keni pasur asnjë hapësirë që të heni në radhët e tyre, sepse ju kanë mbyllyer dyert, sepse ata që na kanë burgosur ne i shihni nëpër drejtorina. Personalisht jam i zhgënjyer dhe i tradhtuar.

Gjovali Stolaj, themelues dhe drejtues i PD: Si unë edhe të tjerë anëtarë të Partisë Demokratike janë të zhgënjyer dhe të tradhtuar, por ne nuk po e tradhtojmë Partinë Demokratike. Partia Demokratike na ka tradhtuar ne. Ka tradhtuar idealet dhe shpresat e studentëve të dhjetorit. Ju të persekutuarve që jeni këtu dhe atyre që s’janë këtu, nuk e ka mbajt fjalën edhe demokratëve të tjerë që s’janë këtu ju bëj thirrje që të bashkohen.

Në fjalën e tij Edi Rama e vuri theksin në nevojën e dhënies fund të tifozllëkut partiak dhe se ka ardhur koha që shqiptarët  duhet ta cojnë  votën e tyre në atë drejtim që sjell ndryshimin.

“Sot Partia Demokratike është përgjegjëse për transformimin e pushtetit të popullit sovran në pushtetin e një oborri familjarësh dhe klientësh. Më 23 qershor të djathtët nuk do të bëhen socialistë, por do të votojnë Partinë Socialiste në mënyrë që t’i japin mundësi edhe PD-së që të rilindë duke dalë në opozitë, duke u cliruar nga ky matuf komunist që e ka marrë peng, që i tregon cdo ditë Shqipërisë përralla nga ato që do të bënte botën të qeshte. Por s’ka cfarë belaje i gjen më shqiptarët. Në 23 qershor shqiptarët do të heqin nga qafa ata që i kanë hipur këtij vendi në kurriz dhe nuk po e lënë të shkojë përpara”, tha Rama. 

Top Channel