Disa ditë pas firmosjes së marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Brukseli midis Kosovës dhe Serbisë, në një pjesë të mediave serbe vazhdojnë të gjejnë vend akuzat dhe idetë më radikale.

Kështu, pas akuzave për “tradhëti” nga ana e kryeministrit Daçiç dhe presidentit Nikoliç, të njëjta fjalë i adresohen edhe kryeministrit të Kosovës, që sipas gazetës “Kurir” “tradhëtoi” shtetin mëmë, atë për të cilin ka punuar si agjent.

”Rreptësisht konfidenciale: Thaçi ishte spiun serb”!”, ky është titulli i artikullit të botuar në të përditshmen sensacionaliste.

“Vëllai më i madh i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit Shtetëror të Sigurimit të Jugosllavisë (UDB) në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar! Veçanërisht roli i tij u vu re në demonstratat studentore në Prishtinë në vitin 1981, të cilat u shuan me dhunë”.

Sipas një burimi, që “Kurir” e konsideronte të “mirëinformuar”, lidhjet e familjes së kryeministrit të Kosovës me agjensinë famëkeqe të UDB-së janë të njohura dhe të skeduara në arkivat e Beogradit, ndonëse duket e vështirë që nëse këto shkresa do të ekzistonin, do të mbaheshin ende të fshehta nga qeveria serbe.

Top Channel