Atentati i Bostonit, Rusia mbajti sekrete

28/04/2013 12:00

Megjithese Moska informoi agjentët amerikane për Tamerlan Çarnajev-in apo te dyshuarin “numer 1” te sulmit me bomba ne maratonën e Bostonit, nuk treguan gjithçka rreth tij.

Mbremjën e se shtunës u mësua se shërbimet sekrete ruse zbuluan disa bashkëbisedime mbi xhihadin, mes 26-vjeçarit me origjine çeçene dhe të emës, Zubeidat, të regjistruara dy vjet me parë, për të cilat FBI u informua vetem pas sulmit ne Boston.

Lajmi është bërë publik nga “Associated Press”. Gjatë komunikimit të parë në fillim të vitit 2011, Tamerlan flet te me nënën për xhihadin.

Tamerlan shpreh  për dëshirën për të shkuar në Palestine, por duke mos njohur gjuhen arabe terhiqet.

Në komunikimin e dytë të përgjuar nga FSB (Shërbimi I Inteligjences Ruse), e ema, Zubeidat ka biseduar edhe me nje burre nga Kaukazi, I cili për motive te tjerë eshte hetuar nga FBI.

Mbetet ende e paqartë arsyeja se përse rusët nuk kanë informuar asokohe autoritetet amerikane.

Historia e pergjimeve, perveçse deshmon mungesen e bashkepunimit, nga ana tjeter tregon se ruset mbanin nën vezhgim familjen Çarnajev, përmes informatoreve dhe me pas përgjimeve.

Ndoshta kjo ka qene arsyeja perse e mbajten sekret, për të ruajtur burimet në zonën e Bostonit.

Por, e gjitha kjo konfirmon rolin e Zubeidat Çarnajevës, shume e lidhur me te birin, çka lidhet edhe me kthesen ekstreme te besimit te tyre.

Tek e ema, Tamerlan gjeti nje perkrahese te forte. Mbeshtetur mbi keto te dhena, autoritetet amerikane kerkojne ta marrin ne pyetje ne Shtetet e Bashkuara, por aktualisht Zubeidat nuk ka asnje qellim per te levizur nga Dagestani.

Top Channel