
“Po, ka nevoje për hetim parlamentar, por për nivelin e diplomacisë sonë dhe përfaqësuesve të saj në botë”.
Duke ironizuar nismën e demokratëve për hetimin e të ashtuquajturit ‘incidenti i Vjenës’ të kryetarit të opozitës, gjatë mbledhjes së asamblese së Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi e cilesoi nismen nje tjeter keqperdorim te kuvendit nga mazhoranca dhe solli ekperiencen si ish-President per te deshmuar politizimin qe kjo mazhorance i ka bere diplomacise.
“Të ashtuquajturit ambasadorë apo të ngarkuar si ambasadorë refuzonin të prisnin kryetarin e shtetit në kryeqytetet e Europës Perëndimore. Nëpër zyrat e tyre nuk kishin fotografinë e kryetarit të shtetit. Kjo ka nevojë për hetim, kjo Shqipëri nuk është ‘domain’ i një njeriu. Ky është roli i Parlamentit, të shohë edhe emërimet që shkojnë si propozime nga Qeveria, nga të ashtuquajturat komisione, ku funksionon vetëm vullneti i një maxhorance të thjeshtë”, tha Topi.
Si nje ish-funksionar i larte i selise blu, Bamir Topi shprehu keqardhjen, per ate qe quajti denatyrimin e PD, duke nisur nga mënyra jo demokratike e trajtimit të institucioneve, që si shembullin më të keq solli drejtimin e Kuvendit.
“Parlamenti shqiptar, ndoshta është sot institucioni më i diskretituar në radhën e institucioneve politike dhe publike. Njerëzit që e drejtojnë këtë Parlament, që nuk kanë lidhje fare me elegancën, nuk kanë lidhje fare me demokracinë…le të bërtasin nga mëngjesi deri në darkë, me gishtat lart që janë demokratë, nuk janë të tillë. Rezultat i kësaj sjelljeje është gjendja e vështirë e institucioneve. Institucione që mbushen vetëm me njerëzit, militantë të të njëjtit krah”, tha Topi.
Kreu i FRD-se pasi konsideroi opoziten e drejtuar nga PS si fiktive dhe nje opozite te munguar, tha se FRD eshte alternativa qe sjell zerin e qytetarëve dhe mbron interesat e tyre.
Top Channel