Reali ka zbutur disi humbjen në Champions me Borusian pasi ka fituar derbin e Madridit me Atletikon 2-1, edhe pse jo me formacionin e plotë.
I përhershmi Falkao zhbllokon rezultatin vetëm pas 4 minutash lojë. Por me shtimin e presionit, Huanfran detyrohet të bëjë një autogol për të barazuar shifrat brenda pjesës së parë.
Në të dytën nuk ka qenë aspak e thjeshtë për skuadrën e Mourinjos, megjithatë është Di Maria ai që shënon golin e avantazhit në minutën e 62-të dhe i jep 3 pikë të vlefshme Realit, i cili shkëputet me 6 pikë nga Atletiko e vendit tët retë.
Ndërkohë, për Barcelonën nuk ka mjaftuar aktivizimi i Lionel Mesit për t’i marrë tre pikët Bilbaos. Në “San Mames” Atletiko luan më mirë në pjesën e parë de kalon në avantazh me Susaetan në minutën e 27-të. Me aktivizimin e Mesit situata ndryshon për Barcelonën.
Në minutën e 67-të ai driblon 4 lojtarë dhe barazon, ndërkohë që Sanchez në minutën e 69-të kompleton përmbysjen e rezultatit, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm katalanasve, pasi Herrara vulos gjithçka në 2-2.
Top Channel