LRI, tubim në Burrel
27/04/2013 19:10
Në Burrel u mbajt të shtunën një aktivitet i Lëvizjes Rinore për Integrim, në të cilin morën pjesë edhe nënkryetari i LSI, Ylli Manjani, i shoqëruar nga anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Monika Kryemadhi.
Në fjalën e saj para të rinjve zonja Kryemadhi deklaroi se të gjithë më 23 qershor duhet të votojnë LSI-në, sepse kjo votë është një kontribut për të ecur më shpejt drejt një jete më të mirë për të gjithë shqiptarët.
Duke vlerësuar kandidatin për deputet të LSI-së në qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, zonja Kryemadhi tha se matjanët dhe dibranët kanë nevojë për një njeri që të ngrejë gjithmonë zërin për problemet e përditshme të tyre.
Top Channel