Enkileda Carja shpallet Kampione e Europës për të Rinj dhe U23
Në katër garat e para të Formulës 1 ka pasur tre fitues të ndryshëm dhe katër makina në garë për titullin. Kemi parë dy fitore dhe dy pole për Red Bull, një fitore të Ferrarit, një të Lotus dhe dy pole-position të Mercedes.
Pra, katër skuderi në garë për kampionatin. Kështu e sheh edhe shefi i skuderisë Red Bull, Christian Horner: “Ne, Ferrari, Lotus dhe Mercedes jemi në gjendje të mirë. Të tjerët janë paksa larg.”
Duke folur për autosport.com, Horner theksoi se është shumë i kënaqur nga fillimi i këtij sezoni: “Kemi fituar dy gara nga katër dhe kemi marrë një vend të tretë. Nisja është e mirë, por do të jetë e vështirë të përsërisim suksesin pasi nga njëra pistë në tjetrën mund të ketë ndryshim në raportin e forcave.”
Top Channel