Për Kryeministrin Sali Berisha inaugurimi i impiantit që shndërron në
ujë të pastër ujrat e ndotur të Lezhës dhe Shëngjinit, është një fakt
tjetër i shndërrimit të premtimeve të tij në realitet.

Me nje investim prej 12 milione euro, ky impiant, i jep fund shakrkimit ne det te ujerave te zeza, duke futur edhe kete pjese te Adriatikut ne harten e bregdeteve pa ndotje. Sipas Kryeministrit Berisha synimi kryesor i Qeverise se tij eshte ndryshimi i vazhdueshem i Shqiperise per te siguruar dinjitetin e shqiptareve nepermjet rritjes se punesimit dhe mireqenies.

Kryeministri Berisha thote se nuk ka fakte me domethenese te ndryshimit sesa anetaresimi i vendit ne NATO, liberalizimi i vizave, ndertimi i 10 mije kilometrave rruge, dyfishimi i pensioneve dhe pages mesatare brenda 6 viteve dhe mosrenia e vendit ne krize ekonomike, njesoj si fqinjet e saj.  

“Kjo është rruga jonë. Merita kryesore është e juaja, grave dhe burrave të këtij vendi, vajzave dhe djemve të këtij vendi, të cilët më besim të madh te vetja, familja dhe vendi i tyre derdhin lumenj djerse çdo ditë. Këtu qëndrojnë pa diskutim reformat e drejta të kësaj Qeverie, e cila ka faktuar se bën gjithçka për iniciativën tuaj të lirë, bën gjithçka mundet që ju me pasurinë tuaj, me mundin tuaj të begatoni familjet tuaja. Moto e saj është dhe do të mbetet – jo Shqipëria në funksion të qeverisë, por qeveria në funksion të Shqipërisë”, tha Berisha.

Perballe kesaj aleternative qe sipas Kryeministrit Berisha ka faktuar ndryshimin e vendit, qendron, siç tha ai, alternativa qe perpiqet te mashtroje shqiptaret, e perfaqesuar nga Edi Rama. 

“Çfarë ofron pala tjetër? Së pari, një mal dhjetë herë më të madh sesa ky mal që keni këtu, me mashtrime dhe trillime. Së dyti, shpifje më të zeza se ujërat që përpunohen në këtë impiant. Së treti, taksat e etërve të tyre.Ai beson se duke rrënuar të pasurit do të ndihmojë të varfrit. Ai është kontradiktor. Thotë se për këta (për ne e ka fjalën, mazhorancën) votojnë vetëm të varfrit. Shikoni hartën, – thotë ai-, se ku votohen, në zonat më të varfra. Së pari, dua t’i them se e kam për nder, për mirënjohje të pakufishme votën e çdo shqiptari, të varfër, të papunë, të mëkëmbur, në punë dhe cilido që është ai. Së dyti, dua t’i them se kurrë nuk mund të ndihmohen të varfrit duke shkatërruar të pasurit. Të varfrit ndihmohen me reforma të thella, të cilat krijojnë çdo ditë vende pune”, theksoi Berisha.
 
Kur kane mbetur me pak se dy muaj nga dita e zgjedhjeve, Kryeministri Berisha i beri thirrje kreut te Partise Socialiste te ruaje qetesine dhe te heqe dore nga njollosja e zgjedhjeve, duke ngritur si justifikim Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.

“Ne shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve të vendosur për t’i dhënë vendit zgjedhjet më të qytetëruara, të standardeve më të larta, për të lënë me ‘gisht në gojë’ të gjithë ata të cilët përhapin fjale se shqiptarët nuk mund të votojnë. Unë u them atyre mos përsërisni marrëzisht shpifjet e Edi Ramës, se shqiptarët dinë të votojnë shumë mirë, se shqiptarët dinë të votojnë si qytetarë të vërtetë perëndimorë, se shqiptarët dinë të respektojnë çdo votë, dinë të respektojnë çdo rezultat. Ne do të shkojmë drejt zgjedhjeve të shkëlqyera. Ne jemi ndryshimi – përpara, përpara, përpara!”, theksoi Berisha.

Top Channel