Bayern, Heynckes bën rotacion

27/04/2013 00:00

Me titullin në xhep dhe me një këmbë në finalen e Uemblit të Ligës së Kampioneve, Bayern Munchen kërkon sot të përmirësojë më tej statistikat në Bundesligë.

Bavarezët do të kenë përballë Freiburg (15:30) dhe nëse fitojnë do të arrijnë suksesin e 14 në 14 ndeshjet e fazës së dytë të kampionatit.

Trajneri Jupp Heynckes ka njoftuar se në fushë do të zbresin lojtarët që kanë luajtur më pak gjatë këtij sezoni për të pasur të freskët titullarët në kuadër të gjysmëfinales së kthimit të Champions League ndaj Barcelonës: “Duhet t’ia lëmë në dorë këtë takim futbollistëve të rinj dhe atyre që janë aktivizuar më pak.”

Pritet që Xherdan Shaqiri, Claudio Pizarro dhe Mario Mandzukic ta nisin ndeshjen si titullarë, ndërsa mund të pushojnë futbollistë si Muller, Ribery apo Robben.

Nga ana e tij Freiburg udhëton në Mynih pa kapitenin Schuster (i pezulluar) dhe pa Krmas e Rosenthal (të dëmtuar).

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta