Megjithëse me një funksionim të reduktuar me vetëm katër anëtarë dhe
pavarësisht etiketimit ndërkombëtar se KQZ e sotme është e bazuar në një
farsë, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefteri Lleshi
deklaroi se ky institucion është i vendosur t’u japë shqiptarëve
zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Por ajo qe nuk bie dakort numri një i KQZ-së është pergjegjesia qe i ngarkohet vetëm institucionit që ajo drejton për një proces korrekt, duke bërë bashkëpërgjegjese komisionet zonale te administrimit te votave. Këtë nënvizim ajo e bëri gjatë prezantimit te manualit të trajnimeve të ZAZ-ve, proces që do të zhvillohet gjatë këtyre ditëve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me të drejtë konsiderohet si autoriteti më i lartë përgjegjës për garantimin e procesit elektoral, por në fakt aktorët janë më të shumtë, sa c’janë të paneglizueshëm edhe ndikimet e tyre. Përfitoj nga kjo tryezë që t’i ftoj të gjitha palët t’i bashkohen vullnetit maksimal pozitiv që ka KQZ-ja për t’i dhënë shqiptarëve një proces të ndershëm, të drejtë, një klimë transparente dhe demokratike zgjedhore, një rezultat të pranueshëm nga të gjitha palët”, tha Lleshi.

Gjatë kësaj faze të parë po trajnohen ata qe quhen trajnuesit e trajnuesve. Projekti është bashkefinancuar nga KoE dhe OSBE. 76 trajnues do t’u shpjegojne më pas manualin se si duhet të veprojnë dhe të sillen mbi 700 komisionerët te ZAZ-ve në zgjedhje. Por sic eksperti i Komisionit të Venecias që është pjesë e KE-së nënvizoi në këtë tryezë, sado e madhe të jetë ndihma e ndërkombëtarëve në asistencën e zgjedhjeve në Shqipëri, ajo që nuk mund të bëjmë ne, tha ai, është të ndryshojmë vullnetin e partive.

Top Channel