PS: Berisha gënjen për rrugët

26/04/2013 15:15

Për Partinë Socialiste në historinë e këtyre 8 vjetëve të fundit,
ndoshta do të regjistrohet si gënjeshtra më monumentale, deklarata e
Kryeministrit Sali Berisha, i cili ka deklaruar se janë ndërtuar 10.400
km rrugë të të gjitha llojeve.

Nga selia e PS-së, Artan Lame tha se nga përllogaritjet me specialistët ky pohim i Kryeministrit nuk është i vërtetë.

“Nuk është ndërtuar asnjë autostradë; superstrada më katër korsi janë ndërtuar 135 km, rrugë kombëtare të reja dhe rikonstruksion i plotë janë ndërtuar 560 km, rrugë rurale 820 kilometra. Pra rezulton se gjithsej janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 1515 km rrugë duke filluar nga ato me 4 korsi e deri tek rrugët rurale me 1 korsi.Ne e sfidojmë publikisht Qeverinë dhe Kryeministrin, të publikojnë tabelën e tyre të rrugëve kombëtare të ndërtuara në Shqipëri në këto 8 vjet, emër për emër, dhe me gjatësitë përkatëse”, tha Lame.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA