Për incidentin e Vjenës reagoi edhe Ambasadori i Shqipërisë në Romë, Neritan Ceka, babai i Eginit, diplomatit shqiptar në Vjenë, për të cilin Ministria e Jashtme njoftoi për një incident me liderin e opozitës, Edi Rama.
Përmes një letre publike, Neritan Ceka i drejtohet kreut të PS-së, “Miku im i dikurshëm”, dhe i kujton kohët e largëta të miqësisë mes tyre.
Ceka thotë se Rama duhet t’i kërkojë falje publike për fyerjen, që i ka bërë të birit.
“Ke fyer djalin tim dhe jo vetëm atë, por edhe familjen time. E ke ofenduar dhe e ke kapur prej veshi, si një fëmijë kopshti. Si mund të guxosh të kapësh prej veshi historinë shqiptare?”, shkruan Ceka, i cili i kujton se Egini është nipi i Petro Nini Luarasit, Migjenit dhe Hasan Cekës.
Neritan Ceka shkruan në letrën e tij se i biri është njeri i lirë, ndërsa për Ramën thotë se është i rrethuar nga skllevër dhe sahanlëpirës.
Top Channel