KE, edhe 2 vjet Spanjës për defiçitin

26/04/2013 21:30

Komisioni Evropian i ka dhënë dritën jeshile kërkesës së qeverisë së Madridit për të shtyrë periudhën e ripërtëritjes së bilancit, duke marrë parasysh situatën e vështirë ekonomike ku ndodhet vendi iberik.

Lajmi bëhet i ditur përmes një komunikate për shtyp. Objektivi i vjetër ishte një defiçit nën kuotën 3 për qind të GDP-së brenda vitit 2013.

“KE mbështet miratimin e programit për reformimin e stabilitetit të Spanjës dhe shtyrjen e riparimit të defiçitit në vitin 2016, në bazë të analizës teknike të kryer nga shërbimet e Komisionit”, thuhet në komunikatë.

Fjalët e komunikatës së KE janë megjithatë të matura, pasi dokumenti njofton se Komisioni është në pritje të dokumenteve qeveritare spanjolle për të nisur vlerësimin e tij.

Më 29 maj Brukseli do të publikojë rekomandimet për Madridin, por fakti që ka deklaruar para kohe se vendimet e qeverisë spanjolle janë “koherente” me analizat e përbashkëta, ka një domethënie të qartë politike.

Në komunikatë kujtohet gjithashtu se, është jetike që rruga fiskale në programin e stabilitetit të bazohet në hipoteza makroekonomike të studiuara dhe në një numër të mjaftueshëm ndërhyrjesh strukturore e cilësore.

Gjithësesi, fjalën e fundit për shtyrjen e afatit pritet ta thotë Ecofin, Këshilli i ministrave të Ekonomisë dhe Financave të vendeve anëtare.

Top Channel