Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë po debatojnë serish, pas maratonës 10
orëshe të së enjtes mbi planin e zbatimit të paktit për normalizimin e
marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ata jane perqendruar te rruget e zbatimit te saj dhe percaktimit te perparesive te punes ne terren. Gjithcka duhet te jete gati te premten, per t’u firmosur nga kryeministrat e Kosoves dhe Serbise, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, te cilet pritet te nenshkruajne formalisht normalizimin e marredhenieve mes dy vendet.

Te premten e kaluar, Kosova dhe Serbia arriten marreveshjen qe u siguron serbeve ne komunat veriore pergjegjesi ne fushën e policise dhe gjyqesorit. Pakti, i ndermjetesuar nga Bashkimi Europian shihet si një hap i dy vendeve drejt integrimit europian. Të hënën, Komisioni Europian miratoi propozimin që Serbisë t’i caktohet data e fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian ndërsa Kosovës ajo e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim -Asocimit.

Top Channel