Në një rastësi të pabesueshme fatkeqe, një nënë dhe e bija u diagnostikuan brenda të njëjtës ditë të prekura nga tumori i gjirit.
Me një tumor të përparuar, rastësia e Karen Williams dhe nënës së saj, Diane Leach nuk përfundoi këtu, pasi të dyja iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në të njëjtën ditë, me të njëjtin kirurg dhe me të njëjtin spital.
Ngjarja, e ndodhur në Britanisë e Madhe, u raportua gjatë së enjtes nga e përditshmja “Daily Mail”.
Nëne e bijë treguan për gazetën se në muajin shkurt, të dyja ndienë një si gjendër në gjoks dhe pasi u kontrolluan në të njëjtën ditë, zbuluan se ishin prekur nga një tumor.
Nga biopsia, në mënyrë të habitshme, mjekët zbuluan se kanceri i tyre nuk ishte shkaktuar nga gjeni i njohur për shkaktimin e kësaj sëmundje dhe as nga faktorë të trashëgimisë, por nga një rastësi e pabesueshme.
Secila prej grave kishte të njëjtin stad avancimi të sëmundjes dhe kreu ndërhyrje të zvogëlimit të gjoksit, duke hequr pjesën përreth gjendrës malinje.
Ndonëse ato vazhdojnë trajtimin me kimioterapi, mjekët besojnë se kanë siguruar kurimin e plotë të grave, pasi analizat treguan se tumori nuk ishte përhapur përtej zonës së hequr.
Top Channel