Izraeli rrëzon avionin libanez pa pilot

25/04/2013 16:20

Izraeli qëlloi dhe rrëzoi një avion libanez pa pilot që kishte shkelur në mënyrë të paautorizuar hapësirën ajrore.

Një raketë tokë-ajër qëlloi mjetin fluturues tetë kilometra në thellësi të Izraelit Verior, pranë portit të Haifës rreth orës 11 me orën shqiptare.

Kjo është hera e dytë brenda një muaji që ushtria izraelite intercepton një avion pa pilot të nisur nga Libani.

Sipas raporteve, avioni dyshohet të ishte i prodhimit iranian dhe në përdorim nga grupi terrorist i Hezbollahut, i cili u përfshi në një luftë të përgjakshme një-mujore me Izraelin në vitin 2006.

Qeveria e Tel Avivit ka kërcënuar më parë Libanin me “masa serioze”, nëse nuk do të kufizojë këto veprime nga ana e Hezbollahut.

Top Channel