Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Alleksandar Vullin ka
ofruar dorëheqjennga detyra, për shkak se është i pakënaqur me
marrëveshjen me Kosovën.

Ndonëse ka qenë pjesë e bisedimeve dhe kryesisht nuk e ka pyetur askush asgjë, Vullin thotë se serbëve të Kosovës u ka premtuar një marrëveshje më të mirë dhe referendum për këtë çështje.

“Kjo që është nënshkruar dhe ajo që na ishte ofruar është mrekulli, por populli meriton më shumë”, ka thënë Vullin.

Ndërkaq Kuvendi i Serbisë pritet të diskutojë për Kosovën dhe marrëveshjen e arritur, por nuk do të ketë mundësi votimi.

Pas disa deklaratave të krerëve të shtetit, është përmendur edhe mundësia e një referendum, por që me shumë mundësi nuk do të ndodhë, kurse Qeveria ka premtuar një dialog me serbët e veriut që tashmë kanë shpallur institucionet e tyre të reja.

Top Channel