“Qatada”, Britania mund të braktisë Strasburgun

24/04/2013 00:00

Britania e Madhe po shqyrton seriozisht tërheqjen e përkohëshme nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe kjo vetëm e vetëm që të mund të deportojë për në Jordani klerikun radikal, Abu Qatada.

Qatada është shndërruar në një precedent në Britaninë e Madhe. Kërkesës së autoriteteve për deportimin e tij në Jordani, ku akuzohet për sulme terroriste, gjykatat në Londër u janë përgjigjur negativisht kësaj kërkesë.

Gjykata e Lartë në Angli ishte ajo që bllokoi deportimin me arsyetimin se shkelet nenin 39 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Ky nen ndalon deportimin e një personi përsa kohë cështja e tij shqyrtohet në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Pikërisht ky nen bllokon drejtësinë dhe autoritetet britanike. Sipas “The Sun” autoritetet britanike po përpiqen të mbërrijnë sa më parë tek deportimi i Qatada-s, i cili ka përfituar rreth 1 mln paund kesh dhe shërbime të tjera nga sistemi anglez.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike tha se qeveria mbetet e angazhuar për të deportuar Qatada-n, të cilin e konsideron si një person mjaft të rrezikshëm dhe që kërkohet nga Jordania.

Top Channel