25 vite pas sulmit të 11 shtatorit/ Sekretet e rënies së Al-Qaeda-s, nga inteligjenca te përplasja me ISIS-in
Një filmim kushtuar liderit historik të Afrikës së Jugut, Nelson
Mandela, po instalohet në ekranet elektronike të sheshit të famshëm të
Nju Jorkut, Times Square.
Kjo nismë është organizuar nga Tribeca Film Institute, organizata artistike e themeluar nga aktori Robert De Niro.
Filmi, që përmban deklarata frymëzuese të Mandelës, do të transmetohet në ekranet e sheshit të Mollës së Madhe për të celebruar 95-vjetorin e lindjes së liderit anti-aparteid në korrik.
“Ky film do të na kujtojë të gjithëve humanizmin tonë”, u shpreh nipi i Mandelës, Ndaba, i cili tha se gjyshi i tij pranoi personalisht instalimin e fjalimit “Fuqia e Fjalës”.
Ndaba punoi me një kushëririn e tij dhe një grup regjisorësh për të zgjedhur deklaratat më të famshme të Nelson Mandelës.
Top Channel