Ishujt, Japonia paralajmëron Kinën

23/04/2013 00:00

Japonia do t’i përgjigjet me forcë çdo përpjekjeje për të pushtuar
ishujt e diskutueshëm me Kinën, ka paralajmëruar kryeministri Shinzo
Abe.

Komentet e tij erdhën pasi tetë anije qeveritare kineze lundruan në afërsi të ishujve në detin e Kinës Lindore, që pretendohen nga të dyja vendet.

Një flotë prej 10 varkash peshkimi që mbanin aktivistë japonezë u raportua gjithashtu se ka qenë në zonën e kontestuar, ashtu si dhe roja bregdetare japoneze.

Zoti Abe foli në Parlament disa orë pasi disa dhjetëra deputetë vizituan një nga ishujt në fjalë.

Të paktën 168 deputetë bënë homazhet e tyre në tempullin Jasukuni, për të përkujtuar viktimat e luftës, përfshirë kriminelët, një lëvizje kjo që ka gjasa të acarojë fqinjët, që deklarojnë se tempulli është një relikë e së kaluarës ushtarake të Japonisë.

Paralajmërimi i kryeministrit japonez ishte më i qarti që i bëhet Kinës që kur zoti Abe mori pushtetin në dhjetor, raporton korrespondenti i BBC në Tokio.

I pyetur në Parlament se çfarë do të bënte nëse anijet kineze përpiqen të zbarkojnë në ishujt e kontestuar, zoti Abe tha se të gjithë ata do të përzihen me forcë.

“Ne kemi vendosur që nëse do të ketë një ndërhyrje në territorin tonë, ne do t’i përgjigjemi asaj me forcë”, tha Abe në Parlamentin japonez.

Paralajmërimi erdhi pasi tetë anije kineze lundruan përreth ishujve të quajtur Senkaku nga Japonia dhe Diaoju nga Kina.

Top Channel