Videot shokuese nga Siria

22/04/2013 00:00

Ushtria siriane mori nën kontroll, Jdaidet Fadel, qytetin ne
jug-perendim te Damaskut, pas pese dite luftimesh te ashpra.
“Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut” me qendër në Britaninë e
Madhe raportoi për 80 viktima dhe publikoi pamjet e gjakderdhjes, duke
thene se shume prej civileve ishin ekzekutuar në grup.

Drejtori i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman i kërkoi Komitetit Ndërkombetar te Kryqit te Kuq të dërgojë një delegacion për të hetuar ngjarjen. Ne  Xhdaidet Al Fadel jetojne disa komunitete; (sunite dhe te krishtere) .

Agjensia shteterore e lajmeve “Sana” raportoi se forcat e armatosura ekzekutuan shume terroriste, ne periferi te Damaskut”- pikerisht aty ku grupet aktiviste denoncojne “masakren e re te rregjimit”.Aktiviste te tjere siriane flasin për 450 te vrare; shume prej viktimave jane femije dhe gra. Keto raportime nuk gjejne konfirmim. Te shtunen, sekretari amerikan I Shtetit, Xhon Kerri deklaroi se Uashingtoni do te dyfishoje ne 123 milione dollare ndihmen per kryengritesit ne Siri, perfshire edhe pajisje ushtarake, jo-vdekjeprurese. Ne takimin me “Miqte e Sirise” ai e cilesoi te tmerrshme situaten ne Siri.  Deri tani, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian nuk kane pranuar te ndihmojne kryengritesit me arme, pavaresisht shqetesimeve se ata mund te perfundojne ne duart e ekstremisteve islamike te frymezuar nga Al Kaeda. Perpara takimit te Stambollit, opozita siriane shprehu zhgenjimin me mungesen e mbeshtetjes, duke u kerkuar aleateve te veprojne me me shume vendosmeri.

Top Channel