Merkel: “Fytyra e zymtë” e presidentit të Bajernit

22/04/2013 18:20

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, shprehu zhgënjimin e saj të thellë personal ndaj “fytyrës së zymtë” të presidentit të Bajernit, Uli Hoeness, si një “mashtrues ndaj shtetit gjerman”, pasi u zbulua se ai kishte fshehur disa milionë euro nga taksat në bankat në Zvicër.

“Shumë persona ndihen të zhgënjyer nga Uli Hoeness dhe kancelarja ndodhet midis tyre”, deklaroi ditën e hënë zëdhënësi i kryetares së ekzekutivit gjerman, Steffen Seibert, pas mësimit të skandalit që ka tronditur klubin gjerman në prag të gjysmëfinales me Barcelonën.

Pas hetimeve të policisë tatimore ndaj Hoeness dhe dyshimeve për parregullsi në deklarime, presidenti i Bajernit vendosi të autodenoncohej, për të shmangur mundësinë e burgosjes, eventuale nëse do të ishin autoritetet do të ngrinin një padi.

Duke ilustruar atë që ndodhi me një përfaqësues “të lartë” të shoqërisë gjermane si Uli Hoeness, zëdhënësi theksoi se këmbëngulja e Merkel për një marrëveshje të debatuar në vend, për më shumë transparencë në fushën e financave me Zvicrën, një vend në bankat e të cilit dyshohet se ndodhen asete prej disa miliardë eurosh të qytetarëve gjermanë që i shmangen taksave.

Nga ana e tij, pavarësisht këtij skandali, Hoeness ka theksuar se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga detyrat e tij në krye të klubit më të suksesshëm gjerman të historisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA