Irak, zgjedhjet e para post-amerikane

20/04/2013 17:35

Irakenët kanë votuar për zgjedhjet lokale, të parat që mbahen që nga largimi i trupave amerikane në vitin 2011.

Trupat irakene morën përsipër përgjegjësitë e plota për sigurinë për këto zgjedhje, të parat në nivel vendor që nga pushtimi i vitit 2003.

Në periudhën paraelektorale ka pasur akte të shumta dhune dhe qeveria me shumicë shiite ka shtyrë votimin në dy provinca me shumicë sunite.

Korrespondentët thonë se këto zgjedhje janë një test për stabilitetin politik në Irak, kur kanë kaluar 10 vjet që nga rënia e diktatorit Saddam Hussein.

Të paktën 14 irakenë kanë të drejtë për të votuar për të zgjedhur mes 8 mijë kandidatëve, që po garojnë për 378 vende në këshillat provincialë.

Në javët e fundit, disa dhjetëra persona kanë mbetur të vrarë nga atentatet me bombë që shënjestrojnë kryesisht zonat me dendësi shiite.

Dy qendra zgjedhore janë sulmuar gjithashtu dhe 14 kandidatë, shumica e të cilëve sunitë, janë vrarë.

Kryeministri Nouri al Maliki u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për të sfiduar armiqtë e proçesit elektoral.

Gjatë votimit, disa qytetarë u shprehën se shqetësimi kryesor i tyre ishte ende situata e sigurisë.

“Unë u them të gjithëve atyre që kanë frikë për të ardhmen e Irakut dhe kthimin e dhunës dhe diktaturës, se ne do të luftojmë duke hedhur votën”, tha Al Maliki.

Top Channel