Time, Balotelli mes 100 më influencuesve

19/04/2013 04:30

Papa Françesku, Mario Draghi dhe Mario Balotelli janë në klasifikimin e vitit 2013, të 100 personave me më shumë influencë në botë, sipas “Time”.

Mes të përzgjedhurve janë edhe presidenti Barack Obama, Zonja e Parë Michelle Obama, si dhe çifti tepër i fuqishëm i muzikës, Jay Z e Beyonce.

“Time” i ka besuar personaliteve me portrete “të ndërlidhura”: kardinali kryepeshkop i New York, Timothy Dolan, ka “profilizuar” Papën, Christine Lagarde (e FMN-së) ka shkruar rreth presidentit të Bankës Qendrore Europiane, ndërsa ish-futbollisti italian, Gianfranco Zola, ka komentuar rreth Balotelli-t.

Top Channel