Pakistan, Musharraf përfundon në arrest shtëpie

19/04/2013 01:00

Ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf, është vënë nën arrest shtëpiak, raportoi media pakistaneze gjatë së enjtes.

Qeveria e këtij vend deklaroi më herët se do t’i bindej një urdhri të Gjykatës së Lartë të Islamabad-it, për të arrestuar Musharraf, njoftoi ministri i përkohshëm i Informacionit në Pakistan, Arif Nizami.

Urdhri është ligjërisht i detyrueshëm, tha Nizami, i cili veproi si një zëdhënës i qeverisë. Qeveria do të duhet të veprojë brenda 24 orëve për vendimin e Gjykatës së Lartë, ose do të përballet me shpërfillje të akuzave të gjyqësorit.

Stacionet televizive lokale treguan pamje të policisë, që po futej në kompleksin e vilave, ku Musharraf u shoqërua menjëherë pas daljes nga gjykata, nga forcat e sigurisë personale.

Urdhër arresti u bë në të njëjtën kohë, kur gjykata refuzoi kërkesën e Musharraf për zgjatjen e lirisë me kusht, pas akuzës me të cilën përballet për paraburgimin e gjyqtarëve në 2007.

Ky vendim përgatit terrenin për arrestimin e tij, si dhe ka minuar më tej ambiciet e tij politike. Zyra e Musharraf e cilësoi vendimin e gjykatës së Islamabad-it, si “aktivizëm i pajustifikuar juridik” që ishte “i motivuar në dukje nga hakmarrjet personale”, si dhe njoftoi se do ta apelonte atë në Gjykatën Supreme.

Por, Ibrahim Satti, një nga prokurorët e Musharraf, tha për reporterët lokalë se kishin mbërritur në gjykatë shumë vonë dhe se Gjykata Supreme refuzoi të pranonte apelimin.

Top Channel