Obama në sherbesën fetare për viktimat e Bostonit

19/04/2013 00:00

Presidenti amerikan Barak Obama, gjatë një shërbese përkujtimore për
viktimat e maratonës së Bostonit – tha se përgjegjesit e sulmit do të
dalin përpara drejtesise.

“Bostoni eshte shtepia juaj, por themi Boston je shtepia ime”. Vizita e Obames vjen pasi hetuesit zbuluan pamjet e dy te dyshuarve te mundshem, qe mbanin thase plastik te zinj, ku mund te ishte vendosur eksplozivi.

Përpara vizitës, presidenti Obama shpalli gjendjen e jashtezakonshme ne Massaccusets, cka do t’u hape rrugen fondeve federale për te marre masat e nevojshme pas sulmeve. Obama dukej i zymte në Katedralen e Kryqit te Shenjte, kur iu bashkua ne lutje zyrtareve, banoreve dhe te plagosurve.

“Papritur, bukuria e dites u copetua. Nje feste u shnderrua ne tragjedi. Ne jemi bashke per t’u lutur, per te mbajtur zi dhe per te matur dhimbjen tone, por gjithashtu jemi bashke per te riperseritur miresine, per te ripohuar se shpirti i ketij qyteti eshte i patrembur dhe shpirti i ketij vendi nuk do te trazohet”, u tha në meshë.

Ish-kandidati republikan per president, Mitt Romney ishte gjithashtu i pranishem ne ceremonine e lutjes. Te enjten, Sekretarja per Sigurine e Brendshme, Napolitano tha se FBI do te flase me dy burra, por nuk saktesoi nese ata ishin te dyshuarit. Dy bombat ishin vendosur prane vijes se finishit te maratones te Bostonit, nje eveniment i rendesishem sportiv dhe shperthyen ne nje distanca kohore prej 12 minutash.

FBI raportoi se bomba e pare ishte vendosur ne nje tenxhere, ku ishin futur gozhde dhe zare kushinetash, e cila ishte vendosur brenda nje cante shpine. Bomba e dyte ishte nje konteiner metalik, por nuk dihet ende nese ishte nje ene gatimi. Pjeset e zbuluara jane derguar ne laboratorin kombetar te FBI-se ne Virxhinia. Ndersa gjurmet po shtohen, mbetet ende e paqarte nese sulmi ishte nje akt i brendshem apo i jashtem terrorist. Tre persona humben jeten;  8-vjecari Martin Ricard, 29-vjecarja Kristel Kembell dhe studentja kineze Lingzu Lu. Mbi 170 te tjere u plagosen. Deri tani askush nuk ka marre pergjegjesine per sulmet.

Top Channel