Italia, me president, por pa qeveri

19/04/2013 13:10

Me rizgjedhjen e Giorgio Napolitanos në krye të shtetit, situata e komplikuar politike u zgjidh vetëm pjesërisht.

Sepse ne nje fare menyre çdo gje do te rifilloje atje ku kishte mbetur perpara fillimit te votimeve per presidentin e ri, që ne te vertete i ri nuk doli.

Me sa dihet nga burime jo formale, kryetari i shtetit ka pranuar rikandidimin me kusht formimin e një qeverie me bazë te gjerë, të mbështetur nga te majtët, të djathtet, nga Lidhja e Veriut dhe nga partia e krijuar nga kryeministri Mario Monti, i cili mbetet formalisht ne fuqi ne pritje te krijimit te qeverise se re.

U bene 55 dite nga perfundimi i zgjedhjeve te fundit politike. Rezultati qe doli nga kutite e votimit nuk lejoi krijimin e nje shumice te afte te formonte qeverine, gje qe e la vendin në një situate shumë të nderë.

Por, tani mendohet se afatet për krijimin e nje qeverie do te jene shume te shkurtra. Formacioni i permendur me shpesh eshte kryeminister Giuliano Amato dhe zevendes dy eksponente te te majtes dhe te se djathtes: Enrico Letta dhe Gianni Letta.

Por, nje tjeter pikepyetje është kohëzgjatja e këtij mandati të dytë të Giorgio Napolitanos. Presidenti 88-vjeçar mund te jape doreheqjen vullnetarisht përpara skadencës, këtë gjë e parashikon kushtetuta italiane.

Duke pasur parasysh moshën e Napolitanos dhe faktin që jo me larg se përpara një jave ai nuk kishte asnjë dëshirë për të vazhduar të qëndronte në postin e lartë, hipoteza e largimit të tij të parakohshmë nuk duket dhe aq e pamundur.

Top Channel