25 vite pas sulmit të 11 shtatorit/ Sekretet e rënies së Al-Qaeda-s, nga inteligjenca te përplasja me ISIS-in Me dhjetëra mijëra argjentinas pushtuan rrugët e qyteteve kryesore mëngjesin e së premtes (me orën shqiptare), në protestat masive që po mbahen ndaj qeverisë së presidentes Cristina Fernandez de Kirchner.
Turma e njerëzve marshoi paqësisht në Buenos Aires, duke lëshuar sllogane anti-qeveritare e duke valëvitur flamuj kombëtar.
Manifestimet u motivuan nga një propozim kontradiktor i autoriteteve për të reformuar sistemin gjyqësor, por qytetarët përfituan për të shprehur edhe pakënaqësinë e tyre për inflacionin e kriminalitetin e lartë.
Më parë gjatë prillit, në parlament u paraqit një projektligj i mazhorancës, që propozonte zgjedhjen e gjykatësve të lartë me anën e votës popullore.
Opozita ka kritikuar këtë lëvizje, që sipas saj do të politizojë gjyqësorin.
Top Channel