Trishtimi i familjes që mendonte se e kishte vajzën gjallë

17/04/2013 00:00

‘Vajza juaj është e sigurtë’, i thanë mjekët nënës së Krystle Campbell,
duke i dhënë kështu padashur, shpresë dhe gëzim të rremë. Ne fakt, ishin
ngaterruar. Ajo qe shpetoi ishte shoqja e saj.

29-vjeçarja eshte nje prej tre personave qe humben jeten ne shperthimet e maratones se Bostonit te henen.

“Nuk kam fjale te pershkruaj cfare ndiejme, na u copetua zemra. Krystle Marie ishte nje njeri i jashtezakonshem, te gjithe ata qe e njihnin e donin shume. Ishte e zgjuar, e kishte zemren flori, gjithmone e buzeqeshur, asnje prind nuk mund te deshironte nje vajze me te mire. E gjithe kjo eshte kaq e pakuptimte”, thotë Patty Campbell, nëna e viktimës.

Arsyeja perse mjeket u ngaterruan ishte se shoqja e 29-vjeçares mbante karten e saj te identitetit. Per 12 ore rresht, prinderit e Krystle-t ishin te bindur se doktoret ne ‘Massachusetts General Hospital’ po operonin kemben e vajzes se tyre. ‘Imagjinoni tmerrin e perjetuar prej tyre, – thone mediat vendase,- kur ne perfundim te nderhyrjes iu tha se mund te takonin te bijen dhe aty zbuluan se ne fakt, pacientja qe sapo kishte dale nga salla e operacionit, ishte mikja e saj’.

29-vjeçarja ishte studente ne universitetin e Massachusettsit dhe prej disa vitesh, jetonte me gjyshen e saj te semure ne menyre qe ta ndihmonte. Krystle e ndiqte rregullisht çdo vit maratonen e Bostonit.

Top Channel