Tajvani simulon një pushtim kinez

17/04/2013 00:00

Ushtria tajvaneze mbajti këtë të mërkurë një stërvitje madhore ushtarake, në të cilën u simulua sulmi i Kinës në grupin e ishujve të quajtur Pengu.

Në këtë stërvitje, që përfshiu njësi të ushtrisë tokësore, marinës dhe flotës ajrore, u përdorën për herë të parë që prej vitit 2008 municione të vërteta.

Kina, e cila e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj, kritikoi zyrtarisht “forcat separatiste tajvaneze”, në reagim të këtyre ushtrimeve.

Megjithatë, presidenti Ma Ying-jeou u përgjigj në mënyrë sfiduese deklaratës së Pekinit: “Në vitet e fundit, komunistët kinezë kanë udhëhequr një përgatitje masive si në cilësi, ashtu edhe në sasinë e ushtrisë së tyre, ndikuar edhe nga zhvillimet pozitive ekonomike. Përballë këtij kërcënimi, qëllimi ynë është të bëjmë përgatitjet e duhura, në mënyrë që të mbrojmë paqen në Ngushticën e Tajvanit”.

Deklarata e presidenti Ma Ying ishte e papritur për kritikët e tij, të cilët që prej marrjes së detyrës në vitin 2008, e kanë kritikuar për afrimin e tepërt me Kinën.

Top Channel