Siri, Assad: Perëndimi do të paguajë kostot

17/04/2013 21:05

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, paralajmëroi perëndimin për “çmimin e lartë që do të paguajë”, për mbështetjen e al-Kaedës, në konfliktin e përgjakshëm civil që mban të mbërthyer vendin prej më shumë se dy vitesh.

Në një intervistë televizive për Televisionin Shtetëror Sirian, transmetuar mbrëmjen e së mërkurës, Assad krahasoi situatën me mbështetjen amerikane të islamistëve në Afganistan, gjatë pushtimit sovjetik të vendit, që ndihmoi eventualisht edhe në radikalizmin e Afganistanit pas çlirimit.

Një javë më parë, organizata e Al-Nusrës, e cila përbën një prej fraksioneve të lëvizjes kryengritëse, deklaroi aleancë me Al-Kaedën.

Një organizatë radikale islamike, ajo nuk ndodhet zyrtarisht në “listën e zezë” të organizatave terroriste të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Perëndimi ka paguar kosto të mëdha për financimin e Al-Kaedës në situata të mëparshme. Sot po ndodh e njëjta gjë në Siri, Libi e vende të tjera të botës, veçse çmimi do të paguhet në SHBA dhe në Europë”, deklaroi Assad, i cili përshkroi mundësinë e humbjes së regjimit të tij si “katastrofike për të gjithë botën”.

“Për ne nuk ka asnjë opsion tjetër përveç fitores, ndryshe do të ishte fundi i Sirisë dhe sirianët nuk mund ta pranojnë këtë mundësi”.

Top Channel