Ministrja e Tregtësisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila vlerësoi projektin “Majat e Ballkanit”, që mori çmimin e më të mirit nga Samiti Global i Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit.

Per ministren Lila, kjo ngjarje është e një rëndësie të veçantë për prezantimin e Kosovës në botë. Ndersa përfaqësuesi i komunës së Pejës e njoftoi ministren për gjendjen aktuale të rajonit ku pritet të zbatohet projekti, duke shpresuar në mbështjetjen institucionale.

Projekti “Majat e Ballkanit” vjen si bashkëpunim mes tri vendeve: Pejës, Plavës dhe Shkodrës, duke krijuar kështu një shteg prej 192 kilometrash e që ka për qëllim zhvillimin e turizmit malor e rural në këto pjesë të bukura të Alpeve shqiptare.

“Majat e Ballkanit” u zgjodh si projekti më i mirë prej 46 projektesh të ngjashme nga 6 kontinentet javën e kaluar në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Top Channel