Bashkimi Europian është duke bërë llogaritë me krizën e vështirë të borxheve që ka gjunjëzuar shumë vende të Eurozonës.

Por pavaresisht problemeve te tij, blloku vazhdon të mbetet tërheqes për shtetet ballkanike thote Deutche Welle. Ne fakt, te gjitha ato e deshirojne anetaresimin, edhe pse duhet te kaperceje shume pengesa. Fillimisht permenden perpjekjet e Serbise dhe Kosoves per te ecur ne rrugen e Bashkimit Europian nderkohe qe bllokojne njera- tjetren.

Serbia është vërtet “kandidate” zyrtare për anëtarësim që nga viti 2012, por Brukseli ende nuk i ka dhene nje datë konkrete për fillimin e negociatave. Blloku me sa duket po kerkon te shohe me pare si do te shkojne bisedimet ndërmjetësuese mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne nuk duam në asnjë mënyrë të importojmë konflikte të reja në BE”, u shpreh komisioneri për zgjerimin Shtefan Fyle. Mali i Zi u bë i pavarur në vitin 2006 dhe ka që prej vitit 2010 statusin e kandidatit. Negociatat zyrtare për anëtarësim kanë filluar dhe po ecin përpara me hapjen e fushave të reja të negociimit.

Në turin e saj në Ballkan, baronesha Ashton e lëvdoi Malin e Zi si shembull për vendet e tjera të rajonit.  Kroacia ia ka dalë mbanë, ajo do të jetë anëtarja e 28-të e BE-së nga 1 korriku 2013. Komisioni i BE-së në mars 2013 konfirmoi edhe një herë se vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet.  

Shqipëria dhe Bosnje – Hercegovina mbeten në radhë pritje. Kjo e fundit po pergatitet aktualisht të paraqesë një kërkesë zyrtare për pranim, hap te cilin Shqiperia e ka hedhur që ne 2009-ten. Komisioni i BE-së në tetor 2012 i hapi asaj perspektivën e statusit të kandidatit pas përfundimit të disa reformave të tjera në drejtësi.
Jashte ballkanit jane edhe dy vende qe po negociojne anetaresimin ne BE: Islanda dhe Turqia. Pas nje starti i te shpejte, Islanda i ka pezulluar momentalisht negocitatat sepse pjesa me e madhe e shtetasve te saj e refuzojne hyrjen ne Bashkimin Europian.Ata i druhen kufizimeve në sektorin e peshkimit dhe veç kësaj situata ekonomike është në përmirësim. Sa per Turqine, rruga e saj drejt anetaresimit do te jete shume e gjate. Kërkesën ajo e ka paraqitur që në vitin 1987.

Top Channel