Shpërthimet në Boston, rënie në tregjet aziatike

16/04/2013 00:00

Tregjet aziatike pësuan rënie në shkëmbimet e orëve të para të ditës pas
shpërthimeve në Boston, duke reaguar në të njëjtën mënyrë si ato
amerikane.

Indeksi i aksioneve ne Japoni ra me 2%; e njejta situate edhe me treguesit ne Korene e Jugut e Australi, si dhe me çmimet e arit dhe te naftes. Analistet shpjegojne se shperthimet e ulen akoma me shume moralin e investitoreve ne Azi e gjetke, edhe keshtu te lekundur nga te dhenat ekonomike amerikane e kineze, mjaft me te dobeta nga c`pritej.

“Ky eshte nje lloj eventi i panjohur dhe nje kujtese e zymte e faktit qe bota vazhdon te mbetet e pasigurte. Edhe pse ajo qe ndodhi ishte shume larg Azise, efekti qe shkakton eshte ai frikes dhe shqetesimit. Gadishulli korean eshte i perfshire nga tensionet, kemi nga ana tjeter mosmarreveshjet territoriale mes Kines dhe Japonise si dhe ceshtje te tjera ne detin e Kines, te gjitha me rerzikun potencial te shperthimit ne konflikt”, tha Vishnu Varathan, ekspert ekonomie.
 
Perballe ketyre problemeve, reagimi i investitoreve ndaj ngjarjes ishte ai i perpjekjes per te minimizuar rreziqet; aq me teper kur keto javet e fundit, tregjet aziatike nuk kane pasur fitime te medha. Nikei i Japonise ka pasur renie me 1%, Kospi i Korese se Jugut 0.9% dhe indeksi australian, 0.8%. Ne Shtetet e Bashkuara, te tre indekset kryesore u mbyllen me ulje te henen, Doë Jones-i me minus 1,8%, S&P me 2.3% dhe Nasdaqu humbi 2.4%. Cmimi i naftes pesoi renie ne Azi, ajo amerikane e paperpunuar u tregtua me 1,9% me pak dhe brenti rreshqiti me 1,65. Ka vazhduar renien edhe cmimi i arit qe mberriti nivelin me te ulet ne dy vjet. Ne ndryshim nga dollari, Jeni japonez fitoi terren per shkak se shume investitore e shohin si aset me rrezikshmeri me te ulet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA